Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
40 %
Die
20 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës feton ditëlindjen e 53-të në burgun e Hagës

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 53-të. Në dallim nga ditëlindjet e tjera, këtë ai do ta festoj në burg. Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Aktakuza ndaj tij është ngritur në po këtë datë, para një viti kur Hashim Thaçi festonte ditëlindjen e 52.

Ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes e miqve. I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai dha dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe u transferuar për në Hagë. Dhomat e Specializuara kanë ngritur ndaj tij aktakuzë për krime lufte. Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.

Më shumë