Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Hapën zjarr drejt efektivëve në Morinë, Gjykata lë në burg 6 trafikantët

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën arrest me burg me afat 3 mujor për gjashtë emigrantet që dy ditë më parë qëlluan me armë zjarri drejt efektivëve në kufirin e gjelbër në Morinë.

Pesë shtetas sirianë dhe një algjerian u arrestuan në fshatin Morinë. Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar grupin e shtetasve të huaj që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Policisë iu kanë bërë thirrje këtyre shtetasve që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të efektivëve duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Menjëherë është komunikuar me Policinë Kufitare të Kosovës, me qëllim bllokimin e kufirit në anën e Kosovës.

Pas disa orësh ndjekje, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e 6 prej tyre. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi S. G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.

Më shumë