
Deputetja Rudina Hajdari, e cila do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare krahas partisë Nisma, ka përshëndetur qytetarët me një foto nga zyrat e partisë, aty ku deputetja thotë se po punohet pa pushim për t’i dhënë fund klasës së vjetër politike.
Ajo ka një apel për çdo qytetar, që të bashkohet me lëvizjen ku Hajdari adreron. Ajo ka publikuar sajtin ku çdokush mund të regjistrohet, teksa thotë se mund t’i shkruani dhe më pas mund të organizohet një takim.
Siç shihet në foto, me një lap top dhe një kola përpara, Rudina i është “përveshur” punës. Pas saj janë disa foto, ku në njërën prej tyre duket takimi i Hajdarit me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton.
Shënimi i plotë
Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.
Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.
Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim.
Më shkruaj!