Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
34 °
Die
26 °
Hën
29 °
Mar
32 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Hahn bën thirrje për vendet e BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE.

Kjo thirrje vjen në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE, të së martën (26.06.2018) në Luksemburg, që paraprin vendimin e Këshillit Europian në Samitin vendimtar  të BE, në fund të kësaj jave, më 28-29 qershor.

Johannes Hahn, , i bëri apel anëtare të BE t’i japin dritën e gjelbër fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë duke theksuar rëndësinë e dhënies së “një sinjali pozitiv” për  gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

” Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm  dhe shpresoj që ky është më në fund rasti  sesa e rëndësishme është dhënia e një sinjal pozitiv  në rajon. Kemi arritur shumë dhe nëse shihni arritjet në rajon,  edhe vetëm në muajt e kaluar ..të gjitha janë rezultat i perspektivës europiane. Nëse kjo nuk shihet, kuptohet dhe përgjigjet në mënyrë adekuate , nuk do të mund ta kuptoja” tha Hahn dje në Luksemburg, gjatë zhvillimit të konferencës ndërqeveritare .

Si arritje kryesore për Maqedoninë Hahn veҫoi nënshkrimin, në fillim të këtij muaji, të  marrveshjes me Greqinë për ta riemëruar “Republika e Maqedonisë Veriore ” ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë , duke përfunduar kështu një grindje 27 vjeçare mes dy vendeve, për të cilën Maqedonia” duhet të shpërblehet” me  hapjen e negociatave. Ndërsa për Shqipërinë arritja kryesore është reforma në drejtësi dhe zbatimi i procesit të vettingut.

 

Më shumë