Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Guardia Di Finanza përfundon misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla  gjatë një ceremonie të zhvilluar në Rinas, ka falenderuar të gjithë oficerët e Guardia di Finanza, të cilët morën pjesën në fushatën e monitorimit nga ajri për vitin 2023.

Balla tha se gjatë këtij misioni u zhvilluar mbi 180 orë fluturimi, 63 misione fluturimi, nga veriu në jug dhe ka patur rezultate të panumërta të arritura në bashkëpunim me forcat tona të policisë

 “Në emër të qeverisë shqiptare, dëshiroj të shpreh të gjithë mirënjohjen time për të gjithë oficerët e Guardia di Finanza për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të popullatës shqiptare.

Sot jemi këtu në Rinas me rastin e largimit tuaj në përfundim të Fushatës së Monitorimit nga Ajri 2023, e cila numëroi 185 orë fluturim, 63 misione fluturimi, nga veriu në jug dhe rezultate të panumërta të arritura në bashkëpunim me forcat tona të policisë”, tha Balla.

Gjithashtu, ministri u ndal edhe te bashkëpunimi policor mes dy vendeve duke thënë se misioni i sapo përfunduar është dëshmi e afërsisë së institucioneve italiane me institucionet shqiptare, veçanërisht mes Guardia di Finanza dhe forcave tona të Policisë së Shtetit.

Më shumë