Normalizohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, pas aksidentit që përfshiu një kamion të ngarkuar me grurë.
Shoferi dyshohet se humbi kontrollin duke shkaktuar përmbysjen e kamionit dhe derdhjen e ngarkesës me grurë në të dyja krahët e autostradës, çka shkaktoi edhe rëndimin e trafikut.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë të mundur zhbllokimin e rrugës pak minuta më parë, duke mbledhur grurin me lopata dhe ekskavatorë.