Marie Lasgush Poradeci, vajza e poetit shqiptar Lasgush Poradeci ka publikuar disa foto që duhet të konsiderohen të turpshme për Bashkinë e Pogradecit.
Ajo ka publikuar foto në rrjetet sociale, ku shihet se në varrezat ku prehet dhe poeti i madh Lasgush Poradeci është e mbushur me plehra gjithandej.
“Bashkise se Pogradecit ti vije turp me grumbullin dhe kazanin e plehrave qe gjithmone qendron plot mbi koken e varrit te Lasgush Poradecit” shkruan ajo në postimin e saj.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo