Grida Duma ka dalë sot përpara mediave për të denoncuar kapjen e 8 ton dorge në Venecia dhe sipas zyrtares së PD-së ngarkesa ishte nisur nga aeroporti(?!) i Durrësit.
Duke qenë shumë e përfshirë në këtë denoncim, Duma ka ngatërruar portin e qytetit nga vjen, me aeroportin, i cili është vetëm një dhe ndodhet në Tiranë.
“8 ton drogë kanë kaluar në aeroportin e Durrësit duke bërë sikur nuk i ka vënë re njeri, por në fakt realiteti s’mund të jetë kurrë i tillë”, ka thënë Duma duke mos e kuptuar lapsusin që kishte bërë.
Policia reagoi pas denoncimit të Dumës duke sqaruar se pas aksionit të organizuar nga autoritetet italiane, nuk rezulton asnjë shqiptar i përfshirë në këtë ngjarje.