Një stuhi ka goditur ditën e sotme Greqinë dhe konkretish zonën e Trikalas. Breshëri sa një top tenisi ka shkaktuar dhe dëme të mëdha në disa zona.
Stuhia e breshërit ka goditur në Pogoni Epir, Hionato Kastoria, Mazeika Achaias, Janinë , Kleitoria Kalavryton dhe Xylokastro, ku si pasojë janë thyer xhamat, ndërsa në vende të tjera, si në periferi të Xylokastros, janë shënur edhe përmbytje.
Në fotot e mëposhtme shihet sesi breshëri ka thyer xhamat e makinave , paneleve diellore dhe ka shkaktuar edhe përmbytje.
Kujtojmë që Greqia ka pasur disa muaj të vështirë pas shpërthimeve të zjarreve, pas zjarreve vendi fqinj u përball me përmbytje tragjike që shkaktoi dëme apokaliptike duke shkaktuar dhe viktima.