Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Roni Spaho, i arrestuar pak ditë më parë për grabitjen me dhunë në rrugën e Kavajës.
Mësohet se autori është kapur nga policia me 3 milionë lekë të reja, ndërsa po shkonte t’i merrte në vendin ku ishin lënë ditën e grabitjes. Gjatë kontrollit Spahos i janë gjetur edhe materiale të tjera, të cilat i ka përdorur në skemën e grabitjes.
Po ashtu janë zbuluar mesazhet e autorit me personat e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim për grabitjen në rrugën e Kavajës.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 4 maj në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute.
Spaho, ka rënë në prangat e policisë, ndërsa bashkëpuntoret janë shpallur në kërkim.