Pronari i një biznesi në kthesën e Kamzës duket se ka qenë pre e keqbërësve gjatë natës së shkuar. Përsona ende të paidentifikuar pasi kanë thyer lokalin kanë marrë prej andej çfarë kanë mundur.
Ervin Doda tregoi se lokali ishte mbyllur prej pak kohësh por kur ka shkuar sot ka parë baterdinë që kishin lënë pas grabitësit. Sipas tij grabitësit kanë arritur të marrin deri dhe telat elektrike, gjeneratorin, kondicionerin dhe dyert e brendshme bashkë me atë të magazinës së biznesit.
I riu tregon se e gjitha ka ndodhur në kushtet e qetësisë së plotë, pasi për të kryer këtë grabitje kuptohet është dashur kohë e mjaftueshme.
Pronari i lokali tregon se menjëher ka bërë denoncimin në Polici, një grup hetimor i të cilës ka mbërritur pranë lokalit ku është bër kqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal por deri tani s’ka autor. Sipas pronarit kjo ngjarje e ka bër akoma më të pasigurtë investimin e tij duke i ndërprerë dhe iniciativën për të ecur në fushën e biznesit, që e kishte marrë me shumë pasion.
Ai thotë se po mendonte se si të rivinte në efiçencë sërish lokalin, por kjo që ndodhi e ka kthyer shumë hapa pas duke ia bërë të pamundur të investojë nga e para. “Edhe sikur të kisha mundësi thotë Ervini”, “këtu çdo nismë apo investim është tashmë i pasigurtë”. “Siç e thyen tani mund ta thyejnë sërish”, thotë ai.