Të shumtë janë ata që kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Një ndër koleget e tij, Blerina Gjylameti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan se ka mbetur pa fjalë nga vdekja e Memollës.
Deputetja e PS shton gjithashtu se 52-vjeçarin do ta mbaj mend gjithmonë të buzëqeshur, si në foton ku kanë dalë së bashku, me Arben Ahmetaj.
“U prefsh në paqe”, shkruan Gjylameti.
Statusi i Blerina Gjylametit
Pa fjalë dhe e pabesueshme për ndarjen tënde nga jeta miku ynë.
Një ikje pa rradhë që trondit kujtesën tonë dhe shton dhimbsurinë e çmueshme për jetën.
Haxhi Memolla ishte dhe mbetet memoria e njeriut të mirë të cilin do ta mbaj mend përherë si në këtë foto, të buzqeshur.
U prefsh në paqe