Kundërshtuesit e Xhamisë “Gold Coast” kanë arritur një fitore të madhe pasi Gjykata vendosi të refuzojë vendimin për ndërtimin e Xhamisë duke argumentuar se ajo është thjeshtë “shumë e madhe”.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur në qytetin Queensland të Australisë ku Gjykata e Planifikimit të Mjedisit hodhi poshtë vendimin, 18 muaj pasi propozimi u bë nga Këshilli i Qytetit Gold Coast. Plani për kthimin e depos së qytetit në një xhami, ngjalli reagime të shumta te qytetarët të cilët e kundërshtuan atë hapur. Xhamia parashikohej të kishte një kapacitet prej 650 personash.