Gjykata Federale vendosi se Donald Trump abuzoi seksualisht me shkrimtaren E. Jean Carroll në një dhomë zhveshjeje të një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996.
Pas tre orësh diskutime, gjykata vendosi si Trump ka abuzuar seksualisht me ish-gazetaren e më pas ka dëmtuar reputacionin e saj duke e quajtur gënjeshtare.
Trump pritet t’i paguajë Carroll një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh. Vendimi i jurisë vjen në një kohë kur zoti Trump po zhvillon fushatën për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Juria e përbërë nga gjashtë burra e tre grave mori një vendim unanim lidhur me rastin, shkruan “Reuters”.
Kujtojmë që shkrimtarja E. Jean Carroll akuzoi zotin Trump për përdhunim. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në një dyqan luksoz në Manhatan në vitin 1996.
Trump e ka mohuar një gjë të tillë duke i cilësuar akuzat mashtrim. Ditën e hënë, gjatë paraqitjes së argumenteve mbyllëse, avokati i Trump, Joe Tacopina, tha se historia e Carroll është shumë e dyshimtë për t’u besuar. Sipas Tacopina, ajo e ka sajuar ngjarjen me qëllimin për të shitur një libër me kujtime të publikuar në vitin 2019, si dhe për të denigruar politikisht zotin Trump. Por të martën juria vendosi në favor të shkrimtares.