Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Gjykata e Tiranës lë në burg Arapin, porositi shpërthimin me tritol të fasonerisë, pronari italian nuk pagoi gjobën 100.000 euro

Lajme të ngjashëm

Edmond Arapi, personi i akuzuar si porositës i sulmit me tritol ndaj një fasonerie në Tiranë, është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës. Ndërkohë, shtetasi i mitur që bashkëpunoi me të është lënë në “Arrest në shtëpi”.

Mësohet se Arapi i ka vendosur gjobë 100.000 euro biznesmenit italian, por ky i fundit nuk ka pranuar ta paguajë. Në këto kushte, i arrestuari ka paguar 1 milionë lekë të vjetra një 16 vjeçar, që të vendoste lëndën plasëse në fasonerinë te Fresku.

Në sallën e gjyqit, i akuzuari nuk ka pranuar autorësinë dhe ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk e kam njohur as takuar kurrë biznesmenin Italian. Nuk kam asnjë konflikt me të. Unë punoj prej disa kohësh në një gurore në Himarë. Qëndroj një pjesë të kohës atje për të siguruar të ardhura për familjen. As djalin (Arnold Vatocin) nuk e njoh as se kam takuar ndonjëherë. S’jam i përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë Edmond Arapi.

Ndërkohë, 16 vjeçari nuk ka pranuar të flasë as para hetuesve dhe as në gjykatë. Ai ka lënë avokatin që ta mbrojë, ndërsa sipas mediave, rezulton se është përfshirë dhe më parë në ngjarje në kundërshtim me ligjin. Kundrejt parave, adoleshenti ka pranuar dhe ka vendosur tritol në derën e fasonerisë.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Më shumë