Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0kmh
40 %
Mar
30 °
Mër
30 °
Enj
30 °
Pre
29 °
Sht
29 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen e Fredi Belerit! Avokati: Duam 60 dëshmitarë, edhe ata që gjasme janë paguar

Lajme të ngjashëm

Dosja e përgatitur nga Prokuroria e Posaçme me akuzat për kryebashkiakun Fredi Beleri është pranuar nga GJKKO dhe ka kaluar zyrtarisht për gjykim. Në këto kushte, edhe Beleri merr zyrtarisht statusin e personit të pandehur dhe të hënën mbahet seanca e parë gjyqësore.

Prokurori i SPAK që përfaqëson akuzën, i ka qëndruar versionit fillestar se akuza ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për blerje votash është e vërtetuar.

Avokati mbrojtës i Fredi Belerit është shprehur se ata do të ndjekin të gjitha shkallët e drejtësisë, pasi pretendon se prangosja e klientit të tij është politike. Sipas avokatit, Fredi Beleri do të lirohet të hënën nga qelia, sepse gjyqi mund të zgjasë shumë dhe ai s’ka pse të qëndrojë në burg.

“SPAK ato që ka thënë që ditën e parë, që është e vërtetuar. Ne kemi që ditën e hënë që kemi kërkuar zëvendësimin e masës. Ne do t’i bëjmë të gjitha sa herë kemi gjyq. Ne nuk kërkuam gjykim të shkurtuar. Duam 50-60 dëshmitarë. Dhe personat që thonë gjasme janë paguar.

Gjyqi do zgjasi, ai (Fredi Beleri) s’ka pse të qëndrojë në burg. Ne kemi kërkuar pavlefshmëri. Ne do shkojmë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk kishim asnjë pritshmëri as sot, thjesht po prisnim të kishim një vendim.

Të hënën besoj se do lirohet, se sot u këmbëngul që ishte me çështje të mbyllura dhe nuk mund të lirohej. Fredi Beleri është dhe shtetas grek, përveç nënshtetësisë shqiptare. Fredi Beleri sot tha se unë po qëndroj në burg politikisht.

Ne kemi në dorë të bëjmë kërkesat. Ai ka thënë që të mos bëhet gjykimi i shkurtuar, të dëgjohen provat, të jetë media dhe subjektet e tjera, të shikojnë sa fallcitete ka atje”, u shpreh avokati i kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Akuza e SPAK për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit, sikurse janë të dhënat e përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave, nga kqyrjet e akteve të ekspertimit kompjuterik, nga deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale etj, rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

I pandehuri Dhionisios Alfred Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri.

Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023.

Më shumë