Policia e Shtetit nuk ka kursyer as Çiljeta Xhilagën. Këngëtarja ka postuar një foto të policit të qarkullimit rrugor teksa mbante në dorën gjobën e saj.
Nuk e dimë në e ka marrë për tejkalim shpejtësie a për ndonjë mungesë dokumentacioni por mesa kuptojmë është një gjobë e merituar, gjersa Çiljeta shkruan: “S’ka llafe me shtetin, shpëtoi patenta të paktën!”
Nuk kemi pse shqetësohemi, pra! Për aq kohë sa këngëtarja do vazhdojë ta ketë patentën, ne do mund ta shohim prapë në qarkullim.