Gjirokastra vijon të mbetetet një nga qytetet më të preferuara për t’u vizituar nga turistët e huaj.
Të shumtë duket të kenë qenë vizitorët e qytetit të gurtë edhe këtë vit, siç tregon kjo video e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.
Ai thotë se transformimi i shpejtë dhe shumëplanësh i qytetit, solli rilindjen e “perlës botërore”.
“Gjallëria e njerëzve dhe gjuhët e shumta që dëgjon të fliten nëpër kalldrëmet e Gjirokastrës s’dëshmojnë tjetër gjë veçse rilindjen e kësaj perle botërore, me një transformim të shpejtë e shumëplanësh, që ka surprizuar edhe pushuesit e huaj të rikthyer pas disa vitesh në qytetin e gurtë, të cilët nuk ngurrojnë ta quajnë si më të bukurin në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Video: