Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
34 °
Die
26 °
Hën
29 °
Mar
32 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Gjenerali amerikan: Kemi trajnuar mbi 7,000 ushtarë ukrainas, që nga fillimi i pushtimit rus

Lajme të ngjashëm

Më shumë se 7,000 trupa ukrainase janë trajnuar nga forcat e Shteteve të Bashkuara që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar, është shprehur këtë të enjte zëdhënësi i Pentagonit, Brig. Gjenerali Patrick Ryder.

Këtë javë, 65 ukrainas që po stërviteshin në sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Fort Sill, Oklahoma, u kthyen në Evropë pasi përfunduan atë trajnim.

Ryder tha gjithashtu se më shumë se 4,000 ushtarë ukrainas do të kenë përfunduar trajnimin e kombinuar të armëve në Gjermani në fund të këtij muaji, duke përfshirë dy brigada – njëra e pajisur me automjete luftarake Bradley dhe tjetra me automjete Stryker.

“Trajnim shtesë i kombinuar i armëve është duke u zhvilluar aktualisht në zonat e trajnimit Grafenëoehr dhe Hohenfels në Gjermani, me dy batalione të motorizuara të këmbësorisë që përbëhen nga 1200 personel të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, u shpreh Ryder.

Më shumë