Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në fshatin Mjekës, Elbasan. Paraprakisht bëhet me dije se ishin polumbarët e Renea-s, ata që gjetën trupin e 69 vjeçarit me iniciale T.T., banues në Elbasan.
Ai kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej ditës së djeshme.
Elbasan/ Informacion paraprak:
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo