Trupi i pajetë i një personi është gjetur pak çaste më parë në ujërat e lumit në Pogradec.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale B.J, 55-vjeç dhe paraprakisht dyshohet që vdekja t’i ketë ardhur si pasojë e mbytjes në lumë, pasi nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë është gjetur në lumin pranë fshatit Slabinjë. Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.