Një 78 vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në lagjen “Kongresi”, Elbasan.
Bëhet me dije se e moshuara jetonte vetëm dhe se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Elbasan /Informacion paraprak:
Më datë 14.07.2022, rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, është gjetur e pajetë në banesën e saj, shtetasja L.M., 78 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.