Policia spanjolle ka zbuluar të martën trupin e shqiptares Sibora Gaganit, e cila rezulton e zhdukur që nga viti 2014. Ajo jetonte me të dashurin e saj në Malaga dashurin Marco R., autorin e dyshuar të vrasjes së saj.
Pas arrestimit nga policia, ai pranoi dhe rrëfeu se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin, duke thënë se kishte përdorur acid për të zhdukur trupin.
Ndërkohë mediet spanjolle konfirmojnë se pas deklarimeve të italianit, oficerët e policisë kanë gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare, të futura në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.
Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar nëse i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.
Auroritetet kanë kontrolluar disa herë në apartamentin e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë edhe qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentët.
Sibora Gagani u zhvendos me të dashurin Marco R. në Costa del Sol në 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak kohë pasi ndërpreu marrëdhënien me të, ndërsa famiulja e saj e cila banon në Itali, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e vajzës së tyre.
Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco R. u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të re Paula, 28 vjeçe, në një shtëpi tjetër në Torremolinos.
Nëna e Siborës pas këtij lajmi, ngriti dyshimet se pas zhdukjes së vajzës së saj qëndronte pikërisht 44 vjeçari i arrestuar.