Ndonëse prej disa vitesh e martuar, gazetarja e njohur Fiori Dardha ka vendosur që të veshë së fundmi fustanin e bardhë.
Ajo ka organizuar gjithashtu ceremoninë e dasmës ku personi më special i pranishëm ka qenë djali i saj i vogël.
E veshur me fustan të bardhë, në krah të bashkëshortit dhe djalit të tyre, Fiori shkruan: “Bota ime në një foto të vetme! Jam nuse me dy dhëndurë!”