Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhilluar një konferencë për media. Po ajo që u vu re ishte se gazetarët ishin shumë të interesuar për takimin e ish-presidentit me ambasadoren Yuri Kim.
Gazetarët kanë bërë vazhdimisht pyetje për takimin me ambasadoren e SHBA, duke dashur të dijnë se çfarë kanë biseduar apo se çfarë mesazhi i ka dhënë ajo Metë për “non gratën” e Sali Berishës, pasi PL e PD janë në bashkëpunim politik.
“Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës.
I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD apo të çdo partie tjetër” tha Meta ndër të tjera.
Ndërsa i pyetur nëse i ka përmirësuar marrëdhëniet me ambasadoren Kim, Meta tha “Mund t’ju them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë të shkëlqyera, sidomos në drejtim të forcimit të partnerit tonë strategjik dhe të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat. Përshpjetimit të procesit të integrimit në BE, që është në interes të SHBA-ve. Kemi patur një bisedë shumë të hapur , konstruktive, bashkëpunuese. Këtë mund të thosha