Pandi Jani, kandidati për Bashkinë Pustec i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, banorët e bashkisë ku kandidon i quan maqedonas.
“Të nderuar vëllezër dhe motra Maqedonas”, kështu e nis Jani një postim në rrjetet sociale, ku falenderon Partinë e Lirisë për besimin dhe qytetarët opozitar për mbështetjen.
Ndër të tjera ai shkruan se “pas zgjedhjes time në krye të bashkisë,Pustecit do jetë një vend ku të rinjtë do zgjedhin të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e familjeve të tyre”.
Kujtojmë që në Pustec shumica e banorëve është maqedonase. Maqedonasit në Shqipëri janë një pakicë etnike e njohur zyrtarisht.
Postimi i plotë:
Të nderuar vëllezër dhe motra Maqedonas. Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që t’ju informoj se zyrtarisht jam kandidat i koalicionit ” Bashkë Fitojmë” për kryetar i bashkisë Pustec në zgjedhjet vendore të 14 majit. Përzemërsisht ju falenderoj për besimin dhe për mbështetjen tuaj. Falenderoj ” Partinë e Lirisë” dhe koalicionin ” Bashkë Fitojmë” për besimin dhe përkrahjen pa rezerva.Falemderoj të gjithë popullin opozitarë të pustecit për besimin dhe mbështetjen që i jep kauzës ” Për nje jetë më të mirë në Pustec”. Besoj se e ardhmja i takon rinisë, ndaj dhe unë si i ri jam i bindur se vizioni im për Pustecin do të triumfojë.
Ju premtoj se pas zgjedhjes time në krye të bashkisë,Pustecit do jetë një vend ku të rinjtë do zgjedhin të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e familjeve të tyre.
Në ditët që vijojnë në bashkëbisedim me ju banorë të nderuar të bashkisë Pustec, do shpalos programin dhe vizionin tim për Pustecin.Kam besim të plotë që të gjitha projektet që do paraqes janë plotësisht të realizueshme.
Premtoj nje PUSTEC modern të pastër që do zhvillohet në një qëndër të turizmit.
Me respekt,
Pandi Jani
Kandidat për kryetar bashkie