Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati për vitin 2024, Donald Trump është kthyer në një meme në rrjetet sociale pasi tha se presidenti Joe Biden do ta çonte vendin në “Luftën e Dytë Botërore” nëse ai do të rizgjedhej.
Mesa duket miliarderi ka harruar që Lufta e Dytë Botërore ka vite që ka pëfunduar, që në 1945. Në të njëjtin fjalim, Trump dukej se ngatërroi Biden dhe ish- Presidentin Barack Obama, duke thënë se ai ishte përpara Obamës në sondazhet zgjedhore të vitit 2024.
“Me Obamën, ne fituam një zgjedhje që të gjithë thanë se nuk mund të fitoheshin”.
Më pas ai korrigjoi veten dhe specifikoi se kundërshtarja e tij ishte në të vërtetë Hillary Clinton. Ngatërrestat e Trump ngrenë dyshime për moshën dhe gjendjen mendore të ish-presidentit.
Amerikanët kanë shfaqur tashmë shqetësim për shëndetin mendor dhe fizik të 80-vjeçarit Biden , pavarësisht se mjeku i tij e shpalli atë një “mashkull të shëndetshëm, energjik, 80-vjeçar”, i cili ishte “i aftë për detyrë” . Biden është presidenti më i vjetër i vendit dhe tetëvjeçari i parë që mban këtë post. Trump nuk është shumë më i ri, pasi ka mbushur 77 vjeç në qershor.