Ndonëse për më shumë se 10 orë trupa gjykuese e Krimeve të Rënda pati kohë mjaftueshëm për t’u këshilluar rreth vendimit për ish-ministrin Saimir Tahiri, nuk i shpëtoi dot një gafe të madhe në vendimin përfundimtar.
Nga tre akuzat për ish-ministrin, tre gjyqtarët vendosën ta shpallin fajtor vetëm për një, “shpërdorim detyre”, ndërsa për akuzat e rënda të “trafikimit të drogës” dhe “grup i strukturuar kriminal”, Tahiri i shpall i pafajshëm.
Mirëpo në dokumentin e zbardhur gjyqtarët kanë “harruar” të pasqyrojnë pafajësinë për akuzën e “trafikimit të drogës”. Megjithëse në leximin e vendimit me gojë, gjyqtari nuk harroi ta përmendë pafajësinë për këtë akuzë, ajo mungon në versionin e shkruar.
Tahiri u dënua me 5 vite burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, dënim që konvertohet në 3.4 vite shërbim prove. Kështu ish-ministri nuk do të kryejë asnjë ditë burg.
Megjithatë si Prokuroria dhe pala e akuzuar do ta apelojnë vendimin.
Siç mund të shihet edhe në dokumentin më poshtë, lexohet shpallja fajtor e Tahirit për “Shpërdorim detyre” dhe i pafajshëm për “Grup të strukturuar kriminal”, por nuk ka asnjë fjalë për akuzën e tretë: