Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
34 °
Die
26 °
Hën
29 °
Mar
32 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Gabriel Escobar: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës

Lajme të ngjashëm

I dërguari i posaçëm i SHBA  për Balkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se përmirësimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nuk është një pritje, por një obligim.

Escobar shprehet se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është një arritje e madhe dhe se paraqet një hap historik në zhvillimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Edhe nga Kosova pritet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më falni, kjo nuk është pritje. Është obligim”, u shpreh Eskobar në një intervistë për agjensinë Mina.

Ai tha se nuk sheh ndonjë arsye pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos arrihet deri në fund të verës. Sipas tij, në Serbi ka disa elemente që duhet të plotësohen, duke futur ktu njohjen e targave kosovare, letërnjoftimet etj.

Gabriel Escobar shtoi se Shtetet e Bashkuara duan që këto procese të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur, të paktën deri në fund të kësaj vere.

“Nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të përfundojë deri në fund të verës”, tha Escobar.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, ndërsa më 18 mars, në Ohër, u pajtuan për aneksin për zbatimin e saj

Më shumë