Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Furnizimi i Ukrainës me F-16, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin!

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar të dielen Perëndimin se po “luajnë me zjarrin” duke dërguar avionë luftarakë F-16 nga SHBA në Ukrainë.

Kryediplomati rus tha se kjo është një përpjekje e “Uashngtonit, Londrës dhe BE për të dobësuar Rusinë”.

Lavrov shprehet se vendet perëndimore që janë të gatshme t’i japin Ukrainës avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA, po “luajnë me zjarrin” dhe duke thënë që mund të çojë në një “përshkallëzim të papranueshëm” të konfliktit.

Që kur Rusia nisi ofensivë ushtarake në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky i ka kërkuar SHBA te ofronë avionë luftarakë F-16 bashkë më armatime të tjera.

Deri më tani, vendi si Holanda, Belgjika, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermani, Japonia dhe Kanadaja, kanw ofruan për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16.

Ndërkohë, Rusia kishte pralajmëruar dërgimin e avionëve në Ukrainë, duke thënë se do të shihet si përfshirje direkte ushtarake të NATO-s në luftë.

Megjithatë, ne fillim të muajit maj ishte presidenti amerikan Joe Biden, i cili u tha udhëheqësve të  G7 të mbledhur në Japoni, se Uashingtoni ishte i përgatitur të ndihmonte në trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16 që do t’i dhuroheshin Kievit.

Rusia pretendon se vendet perendimore janë përfshirë në një luftë prokure me Moskën, dhe paralajmërojnë se konflikti mund të përshkallëzohet në një luftë shumë të madhe

Më shumë