Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) ka njoftuar hapjen e aplikimeve të reja për anëtarësime brenda strukturave drejtuese. Në njoftim janë publikuar kriteret që duhen përmbushur, ndërsa afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë Grupit Qendror të Punës, është deri më datë 31 janar 2022.
Deklarata e plotë e FRPD:
FRPD hap aplikimet për të rinjtë që duan të angazhohen në strukturat drejtuese
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur Fushatën e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD.
Të gjithë të rinjtë mund të aplikojnë nëpërmjet linkut të mëposhtëm:
https://bit.ly/3KhSdci
Çdo kandidat që shpreh ambicien për t’u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal, të cilin duhet ta adresojë në [email protected]
-Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.