Britania ka dërguar anije luftarake në Detin e Veriut për të mbrojtur infrastrukturën e energjisë detare.
Ky vendim vjen pas sabotimit të gazit në tubacionet e Nord Stream. Anija Fregata e tipit 23 HMS Somerset dhe anija anketuese e Marinës Mbretërore HMS Enterprise janë vendosur tashmë në Detin e Veriur.
Lajmin e ka bërë me dije Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Ëallace. Duhet theksuar se përveç Britanisë së Madhe, Norvegjia po rrit prezencën e sigurisë rreth tubacioneve dhe platformave të gazit natyror në det të hapur që ka në Detin e Veriut.