Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, tha sot se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë pas disfatës së re në fushën e betejës.
Në një postim në Telegram, ai kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore”.
Siç dihet, udhëheqësi çeçen dhe luftëtarët e tij patën një kontribut vendimtar në kapjen e Mariupolit nga rusët në fund të marsit.
Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.