Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

“Fqinjët të marrin shembull”, Rama: Falë Reformës, njerëz të lidhur me pushtetin kanë shkuar para drejtësisë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz në Berlin, u shpreh se falë reformës në drejtësi, Shqipëria ka arritur në pikën që nuk ka qenë kurrë ndonjehrë.

Ai u shpreh se drejtësia nuk do t’ia dijë se cili krah politik vjen një individ  apo sa pushtet mund të ketë. Rama tha se njerëz të lidhur mr qeverinë mund të shkojnë para drejtësisë.

“Jemi vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi e kemi ngritur stekën në pikën që nuk ka qenë kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Por edhe vendet e tjera të rajonit duhet të marrin shembull, në pikën ku  drejtësia nuk do të dije se nga cili krah i politikës vjen, apo sa pushtet ka një individ, por drejtësia bën punën e saj.

Është bërë fakt që edhe njerëz me profil të lartë, të lidhur me shumicën qeverisëse, mund të shkojnë para drejtësisë, Këto  janë shenja shumë domethënëse të një linje që vazhdon.  Dhe Procesi i Berlinit është krijuar për ta shtyrë më tutje, vaazhdimin e kësaj rruge, jo vetëm në aspektin e meritës por edhe bashkëpunimit.”, u shpreh Rama.

Më shumë