Çudirat shqiptare nuk kanë fund dhe Manastiri i Zvërnecit është rasti më i fundit. Prifti që drejton Kishën e Shën Mërisë në fshatin Zvërnec të Vlorës i ka vendosur një derë druri rrugës që të çon në Manastir, duke lënë jashtë turistët.
Epo lajmet e trumbetuara me të madhe nga qeveria shqiptare dhe mediat se në vendin tonë ka pasur një “boom” turistësh këtë vit, duket se nuk i pëlqejnë shumë priftit të manastirit.
Pavarësisht se është një atraksion turistik mjaft i frekuentuar nga pushuesit dhe turistët, Bashkia e Vlorës i ka lënë dorë të lirë prifti Jani Terziu aq sa ky i fundit ta kthejë Manastirin e Zvërnecit në pronë të vetën, e madje t’i vërë dhe derë.
// Newsbomb.al
