Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Fotografonin objekte me rëndësi të veçantë, ndalohen 4 shtetas kinezë në Fier

Lajme të ngjashëm

Katër shtetas kinezë janë ndaluar nga Policia e Fierit pasi kanë fotografuar objekte me rëndësi të veçantë.

Kanë qenë  banorët  e fshatit Mbyet të cilat kanë njoftuar Policinë për rastin e mësipërm. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në 6 tetor, ndërsa nuk u raportua për mediet.

Tashmë çështja ka kaluar në prokurorinë e Fierit, ku është bërë me dije se katër shtetasit kinezë ishin punonjës të kompanisë ‘Bankers’ dhe ishin të pajisur me leje të rregullt qëndrimi në Shqipëri.

Kujtojmë se në muajin gusht autoritetet arrestuan 3 shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas, pasi tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh.

Njëri prej tyre u pikos nga ushtari roje, ndërsa për t’i shpëtuar e spërkati dhe me sprite, por u neutralizua nga kolegët e tij. Ndërsa një ditë më pas në Poliçan u shoqëruan në komisariat 4 turistë çekë, të dyshuar për spiunazh, por pas verifikimeve u lanë të lirë.

Më shumë