Ka nisur pak çaste më parë seanca gjyqësore për tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainas të dyshuar për spiunazh.
Bëhet fjalë për shtetasit Mikhail Zorin, 25-vjeçari ukrainas i identifikuar si shtetasi Fedir Aplatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofoeva 33 vjeçe.
Ata janë shfaqur para togave të zeza në Elbasan me pranga në duar, ndërsa pritet të jepet masa e sigurisë.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të tre shtetasit e huaj, mbi dyshimet për spiunazh dhe për agresionin ndaj dy ushtarëve shqiptarë.
Mikhail Zorin
Ukrainasi Fedir Aplatov
Shtetasja ruse Svetlana Timofoeva, 33-vjeçe