Një prej makinave të Cristiano Ronaldos është përplasur në Majorka. Incidenti po hetohet nga policia, për makinën Bugati të Ronaldos që kushton rreth 2 milionë euro.
Drejtuesi, i cili raportohet se nuk është Ronaldo, humbi drejtimin dhe u përplas afër vendit ku ylli portugez po kalon aktualisht pushimet me familjen e tij.
Pjesa përpara është prishur, ndërsa investiguesit tregojnë se nuk ka makinë tjetër të përfshirë. Drejtuesi i makinës nuk ka pësuar dëmtime dhe gjithçka mendohet të ketë qenë aksidentale.
