Kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e Dua Lipës kanë shijuar një drekë në bregdetin e Vlorës. Është babai i Dua-s, Dukagjin Lipa ai i cili përmes disa fotove në “Instagram” në krah të kryeministrit ka zbuluar se tashmë afër vetes ka një mik.
“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me sharm të pastër”, shkruan ai krah fotove të shkrepura nga Dua.
Prej ditësh Dua dhe familja e saj po shijojnë disa ditë pushimi në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe ajo është ndalur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj dhe më pas për një tjetër takim me kryeministrin, Edi Rama.