Një ngjarje e rëndë u raportua pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku alpinistja Mrika Nikqi, bëri me dije se më 27 shtator është sulmuar seksualisht në një rrugë në qendër të Pejës.
Sipas “Express” mësohet se personi që ngacmoi alpinisten është 25-vjeçari, Flori Beqiraj, i cili ka rënë në prangat e policisë së Kosovës.
Edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ‘me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, është paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur në rrugën ‘Ëesli Clark’ në Pejë, një person i panjohur për viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj, duke e prekur ne pjesë të ndryshme të trupit’.
Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar sot një video ku shihet duke u sulmuar nga një person në një rrugicë në qytetin e Pejës. Kjo video e saj ka sjellë menjëherë revoltë të madhe në rrjet ku të gjithë kanë kërkuar ndëshkimin e autorit.
PAMJE TË RËNDA/ Alpinistja shqiptare kapet me forcë nga i riu, e puth dhe e prek në mes të rrugës