Kryeministri Rama ka lajmëruar pak më parë nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ekonomik me nënsekretarin amerikan të SHBA Keith Krach, dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Skacicës nga amerikanët. Rama tha se Shqipëria është krenare që ka në krah një aleat si SHBA.
“Memorandumi që nënshkruajmë sot për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitullit të ri për investime të drejtpërdrejta amerikane dhe jo vetëm në Shqipëri. Do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ket pengesa dhe të kthehet në punësim e përfitim reciprok”, tha Rama, ndërsa tregoi sërish mbështetjen për rrjetin 5G “Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurtë në procesin e kalimit në nivele të tjera të dixhitalizimit dhe transferimit të të dhënave.”