Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Die
24 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Foshnja 3 muajsh del nga spitali, si është gjendja shëndetësore e çiftit që u aksidentua te “Rruga e Kavajës”

Lajme të ngjashëm

Foshnja tre muajsh që u aksidentua bashkë me dy prindërit te “Rruga e Kavajës” mesditën e djeshme, ka dalë nga spitali. Vogëlushi nuk u lëndua sepse dy prindërit arritën ta shtynin karrocën larg makinës dhe sot është larguar nga Spitali i Traumës.

Edhe çifti Arjan dhe Vilma Konomi, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se edhe dy prindërit kanë dalë nga trajtimi intensiv ku mbaheshin prej mesditës së 8 majit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata janë zhvendosur në pavion dhe po trajtohen për politraumë. Kanë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Dinamika e aksidentit në Tiranë

Çifti ishte duke kaluar vijat e bardha bashkë me djalin e mitur tre muajsh. Semafori ishte jeshil për ta dhe i kuq për mjetet, por aty kaloi me shpejtësi “skëterrë” një Mercedes luksoz me të cilin udhëtonte Ajas (Ilir) Sulejmani.

Mercedesi G Class u fut me semafor të kuq dhe përplasi çiftin me fëmijën e tyre.

Shoferi, i cili udhëtonte dhe pa patentë, braktisi mjetin dhe u largua përmes blloqeve të pallateve në zonën e njohur në kryeqytet si “Pallatet e Delijorgjit”. Shërbimet e Policisë u vunë menjëherë në ndjekje të tij, ndërsa në vendngjarje prangosën kushëririn e shoferit.

Më shumë