Babai i Vladimir Gjutës në një deklaratë për mediat ka dëshmuar se nuk është dhunuar nga djali i tij Vladimir Gjuta. Ai e quajti këtë skandal dhe u shpreh se po shpiken gjëra të paqena nga policia e shtetit.
Ne po persekutohemi në mënyrë të padrejtë dhe e gjithë kjo lidhet me farmacinë e babit të Tahirit.
“Unë do ta shoqëroja djalin në shtëpi pas një feste pasi ishte në ‘arrest shtëpie’ ka thënë babai i Vladimir Gjutës.
Vllai i Vladimirit gjithashtu ka deklaruar se të gjitha këto po krijohen për të prishur mardhënien e familjes tonë.
“Kjo nuk ka bërë vaki dhe nuk ka për të bërë kurrën e kurrës. Ky është skandal nga shteti.
Na kanë marrë në burg dhe na kanë trajtu si mos më keq. Kërkojmë që djali të dalë nga burgu.
Ne nuk na njeh vetëm Kuksi por e gjithë shqipëria, në familjen tonë nuk ka dhunë.
Babai jonë nuk ka pranuar në mënyrë kategorike që është ushtruar dhunë mbi të” ka thënë vëllai i Vladimirit.