Flakët e zjarrit kanë përfshirë ditën e sotme ish fabrikën e qelqit në Kavajë.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se zjarri u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.
Nga pamjet e publikuara në rrjet shihet se zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi të cilat ndodhen pranë vendit të ngjarjes.
Menjëherë ka shkuar zjarrfikësja për të vënë nën kontroll flakët, ndërkohë raportohet se në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të Rrogozhinës.