Albert Halilaj, kandidati fitues i Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, ka ndarë një mesazh për të gjithë votuesit që i besuan. Ai thotë se avantazhi i madh i votave është besim që do u kthehet kuksianëve që në ditën e tij të parë të punës.
Lexo edhe: Përqafuar me Albert Halilaj, Majko shijon suksesin e fushatës në Kukës
“Gjatë ditëve të fushatës u shprehëm e folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej Kukësi më i mirë, qytetarët e Kukësit na besuan dhe ky besim i madh është një detyrim i jashtëzakonshëm.
Detyra ime fillon këtu, për ta kthyer në punë besimin e tyre, që ditën e parë të fillimit të punës për bashkinë.
Do të doja të thoja edhe diçka tjetër: besimi juaj, në fakt, është një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Kukësit e për t’i shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar ose jo. Ne do të jemi në shërbim të çdo kuksiani me më të mirën tonë. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme, për ta bërë atë që kemi premtuar”, shkruan Halilaj.
Lexo edhe: Zgjedhjet në Kukës, reagon PD: Nuk fitoi Partia Socialiste, humbi Berisha dhe Meta

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Albert Halilaj ëhstë renditur i pari në garën për Bashkinë e Kukësit duke marrë 13,025 vota, ose 63.67%. Ndërkohë, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Emri Vata ka marrë më pak se 7,431 vota, ose 36.33%.
“I jam mirënjohës çdo kuksiani që kam takuar e biseduar, çdo kujt që ka ecur në krah me mu, çdo kujt që ka punuar për fitoren, çdo strukture socialiste, çdo miku e shoku, pa harruar familjarët e mi. Mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Projektet tona për Kukësin do të bëhen realitet. Ky është objektivi ynë”, vijon Albert Halilaj.
Për shkak të ngjarjes së ndodhur dje në Kosovë, Halilaj ka njoftuar se festa e fitores është shtyrë për një moment të dytë.
“Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të Bashkisë Kukës, nuk do zhvillohen sot por një ditë tjetër. Në krahë të Kosovës përballë terroristëve! Kosova ime, edhe kur është plagë, është veç EUROPË”, shkruan ai.
Mesazhi i plotë i Albert Halilaj, kandidati fituesi i zgjedhjeve në Kukës:
Ende nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve kur Kukësi foli, qytetarët e Kukësit folën e Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit.
Gjatë ditëve të fushatës u shprehëm e folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej Kukësi më i mirë, qytetarët e Kukësit na besuan dhe ky besim i madh është një detyrim i jashtëzakonshëm.
Detyra ime fillon këtu, për ta kthyer në punë besimin e tyre, që ditën e parë të fillimit të punës për bashkinë.
Do të doja të thoja edhe diçka tjetër: besimi juaj, në fakt, është një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Kukësit e për t’i shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar ose jo. Ne do të jemi në shërbim të çdo kuksiani me më të mirën tonë. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme, për ta bërë atë që kemi premtuar.
I jam mirënjohës çdo kuksiani që kam takuar e biseduar, çdo kujt që ka ecur në krah me mu, çdo kujt që ka punuar për fitoren, çdo strukture socialiste, çdo miku e shoku, pa harruar familjarët e mi. Mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Projektet tona për Kukësin do të bëhen realitet. Ky është objektivi ynë.
Faleminderit të gjithë votuesve, numëruesve, komisionerëve, punonjësve të policisë, gazetarëve, të gjithëve ju që na ndihmuat të kishim këtë fushatë të shkëlqyeshme e këtë fitore të rëndësishme për familjen tonë të madhe me emrin Kukësi!
Faleminderit nga zemra Kuk💜si!