Ditën e sotme është firmosur kontrata mes Fondit Shqiptar të Zhvillmit dhe kompanisë fituese për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë.
Kandidati i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri, e ka quajtur një investim të shumëpritur dhe të merituar për banorët.
“Me kënaqësi ndaj me ju lajmin e mirë se me firmosjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të kontratës me kompaninë fituese dhe me miratimin e sotëm të lejes infrastrukturore nga Bashkia, ditën e nesërme nis puna në terren për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë. Një angazhim i marrë, investim i shumëpritur, i merituar për banorët por dhe i keqpërdorur fatkeqësisht nga kundërshtarët politik”, shkruan Gjiknuri.
