Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

“Finale” dramatike/ Partizani kampion i Shqipërisë në “frymën e fundit”

Lajme të ngjashëm

Ekipi i Partizanit ka fituar Kampionatin Shqiptar të Futbollit për herë të shtatëmbëdhjetë në mënyrën më dramatike.

Të kuqtë triumfuan 2-0 me ekipin e Teutës me golat e Rrapaj në minutën e 38’ dhe Abazaj në minutën e 97’ në ndeshjen finale të sezonit duke e fituar kampionatin në “frymën e fundit”.

Pas një gare mjaft të fortë me rivalin e përjetshëm Tiranën, e cila ia “dhuroi” titullin Demave të Kuq pas një barazimi 2-2 me Bylisin duke e humbur titullin kampion me vetëm 2 pikë.

Tirana e fitoi ndeshjen e fundit me Teutën në Durrës me rezultatin 1-2 por kjo nuk mjaftoi pasi ai barazim me Bylisin i hoqi mundësinë bardhebluve për titullin kampion.

Tirana dhe Partizani e mbyllën sezonin me pikë të barabarta 67 me 67, por Demat e Kuq e fituan kampionatin falë fitores në ndeshje direkte.

Më shumë