Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, është i ftuar në emisionin “Fair Play”, në Neës 24. Gjatë emisionit, Ylli tha se sporti duhet të përfitojë më shumë nga kompanitë e basteve.
“Pavarësisht se janë bërë 2 apo 3 stadiume ose 2 apo 3 pallate sporti sërish nuk është e mjaftueshme. Për sportit duhet bërë më shumë që në të ardhmen të kemi rezultate më të mira, të mos ketë sportistë të cilët ‘qajnë’, të paktën për kushtet.”
Lidhur me ligjin për sportit, deputeti Ylli, i cili është një nga iniciatorët e këtij ligji është shprehur:
“Në axhendën tonë, edhe kryeministri Rama e ka shprehur, është që të investojmë më shumë, pasi sa çdo para e hedhur për sportin sjell më pak shpenzime për shëndetin.
Është e pamoralshme që një fushë tjetër të marrë më shumë se sporti, nga të ardhurat nga kompanitë e basteve. Sporti në Shqipëri nuk mund të marrë vetëm 0.4% të të ardhurave nga kompanitë e basteve. Ne, në ligjin e sportit kemi kërkuar që sporti të marrë të paktën 2%