“Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit, më 28 Nëntor, po valvitet flamuri i Shqipërisë”, kështu nis artikulli i të përditshmes serbe “Blic”.
Në brendësi të gazetës thuhet se edhe pse është ndaluar me ligj, flamuri i Shqipërisë valëvitet në Preshevë dhe Bujanoc.
Sakaq, artikulli nis me një histori të shkurtër për 28 Nëntorin, festës më të rëndësishme për shqiptarët.
Më tej Blic shkruan se manifestime u bënë edhe në Preshevë dhe Bujanoc, ku udhëheqësit shqiptarë organizuan një pritje për bashkatdhetarët e tyre.
Ndërkohë, shkrimi i gazetës beogradase, e cila thuhet se udhehiqet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nënvizon që flamujt shqiptarë u valëvitën sot edhe pse një gjë e tilë është e ndaluar me ligj.
“Për shkak të flamurit shqiptar, çdo vit politikanët lokalë dënohen për shkelje të ligjeve, por vazhdojnë ende ta ekspozojnë”, citohet në gazetë.