Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Fatmir Mediu merret i pandehur nga SPAK për “Gërdecin”, Zamira Durda: Akuza ndaj tij, tallëse. Do e çoj në Strasburg!

Lajme të ngjashëm

Zamira Durda, nëna e një prej viktimave të shpërthimit në “Gërdec”, ka reaguar pas vendimit të SPAK, i cili ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.

Sipas saj është tallëse që Mediu të akuzohet vetëm për shpërdorim detyre. Durda, e ëma e 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin në “Gërdec”, u shpreh në një lidhje live me “Faxnews” se akuza ndaj tij duhet të ndryshuar, ndërsa shtoi se për Gërdecin do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Për mua ishte një vendm jo i duhur, nje goditje e radhës. Se ta cosh Mediun për shpërdorim detyre është tallëse, shpërdorimi i detyrës duhet të vazhdojë me pasoje me 26 jetë të humbura. Nuk pranojmë të njëjtat akuza si në 2009.

Duhet të ndryshohet akuza, shpërdorim detyre me pasojë humbjen e një dhe më shumë personave. Nëse nuk zbardhet tragjedia, dosjet për korrupsion për mua janë kot. Unë do vazhdoj të gjitha shkallët deri në Strasburg”, u shpreh Zamira Durda.

Më shumë